Vendosni fjalën kyçe....

Gomonia futet mes plazhistëve në Jalë, të plagosur një vajzë dhe një djalë (PAMJET)


Një incident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në plazhin e Jalës, ku një gomone është futur mes plazhistëve, duke përplasur disa persona në breg të detit.

Sipas njoftimit të policisë, të plagosur kanë mbetur një djalë dhe një vajzë të cilët janë dërguar në spital. Për fat të mirë ata janë jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë drejtuesi i gomones është shoqëruar nga policia.

“Sot, rreth orës 11:20, në plazhin e Jalës, shtetasi Gj. P., 37 vjeç, duke drejtuar një mjet lundrues tip (gomone), dyshohet se ka humbur kontrollin duke dalë në breg, ku si pasojë ka dëmtuar shtetasit A. S., 31 vjeç dhe E. GJ., 25 vjeçe, të cilët janë transportuar në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë, për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.