Vendosni fjalën kyçe....

Ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë bën parashikimin: Joe Biden nuk do t’i arrijë katër vjet në detyrë


Presidenti i SHBA-ve Joe Biden nuk do t’ja dalë deri në fund të mandatit të tij të parë pasi “i ka ikur mendja”. Kështu parashikoi të enjten në një postim në “Twitter” ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, i kthyer në kongresmenin e Teksasit, Ronny Jackson.

Jackson shpjegoi se Biden prej vitesh ka dëshmuar se ka probleme me të kuptuarit dhe argumenton se “Ai NUK DUHET të jetë Presidenti ynë!“. Në një tjetër postim bën thirrje që presidenti të japë dorëheqjen.

Kujtojmë se Jackson shërbeu si mjek personal i ish-presidentëve Barack Obama, Donald Trump dhe George W. Bush. Në një intervistë me Sean Hannity të “Fox News”, ai zbuloi se Obama i kishte dërguar një email duke e qortuar për shkak se kishte ngritur dyshime mbi shëndetin mendor të Bidenit.

Jackson i qëndron mendimit të tij për statusin mendor të presidentit aktual. Ai shton: “Gjithçka që di është se ai ka një rënie njohëse të lidhur me moshën, okej. Ai nuk është i aftë mendërisht tani.” Mjeku përmendi “mënyrën se si ai largohet, si shikon në hapësirë” si një tregues që Biden nuk ishte më aty.

Duke u kujtuar kritikëve të tij se ai kishte qenë mjek i Shtëpisë së Bardhë për tre presidentë, Jackson paralajmëroi se ishte “100% i sigurt se Joe Biden është i paaftë për ta bërë atë punë“, duke vënë në dukje se sa “fizikisht dhe mendërisht…kërkuese” është Presidenca.

“Ai nuk do të arrijë katër vjet në detyrë.”- parashikoi doktori.