Vendosni fjalën kyçe....

“Ishte një mundësi historike dhe ju e kapët”- Von der Leyen pas miratimit të propozimit francez nga Maqedonia e Veriut


Presidentja e Komisionit Europian Ursula Von der Leyen ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut për të miratuar propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, duke i hapur kështu rrugë nisjes së procesit të negociatave për vendin e tyre dhe për Shqipërinë.

Von der Leyen uron Maqedoninë e Veriut dhe shprehet se kjo ishte një mundësi e historike që fqinjët tanë e kapën.

“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit.

Ishte një mundësi historike. Dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt një të ardhmeje evropiane. E ardhmja juaj.”- shkruan Von der Leyen në Twitter.

Kujtojmë se këtë të shtunë, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut miratoi propozimin francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve me Bullgarinë, me 68 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.