Vendosni fjalën kyçe....

Londra udhëzon qytetarët të mos përdorin transportin urban për shkak të të nxehtit


Udhëtarët në Londër janë këshilluar që të mos përdorin rrjetin e transportit të qytetit përveç në raste për “udhëtime thelbësore”, mes një vale të të nxehtit në Evropën Perëndimore.

Sipas CNN, zyra Metropolitane në Mbretërinë e Bashkuar lëshoi një paralajmërim të qelibartë (ngjyrë e nivelit të alarmit) për nxehtësinë ekstreme nga e diela deri të martën pasi temperaturat ka gjasa të tejkalojnë temperaturën rekorde të vendit të vitit 2019 prej 38.7 gradë Celsius, duke paraqitur rrezik për pasagjerët.

“Për shkak të motit jashtëzakonisht të nxehtë që pritet javën e ardhshme, klientët duhet të përdorin rrjetin e transportit të Londrës vetëm për udhëtime thelbësore”, tha shefi operativ i Transportit për Londrën, Andy Lord.

Kufizime të përkohshme të shpejtësisë do të futen në shërbimet e metrosë dhe hekurudhave të Londrës “për t’i mbajtur të gjithë të sigurt”, shtoi Lord, duke iu kërkuar udhëtarëve “të mbajnë ujë në çdo kohë”.

Temperaturat tepër të nxehta mund të dëmtojnë linjat e energjisë dhe pajisjet e sinjalizimit. Transporti për Londrën ka thënë se do të përpiqet t’i mbajë shërbimet të funksionojnë pa probleme dhe të përdorë inspektime të shtuara për të lehtësuar ndikimin e nxehtësisë ekstreme.