Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Po diskutojmë për vaksinimin e fëmijëve mbi 5 vjeç. Komiteti do marrë masa mbi situatën e nënvariantëve të “Omicron”


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale në një intervistë për emisionin “Kjo Javë” foli për situatën e pandemisë “Covid-19” në vendin tonë dhe nënvariantet e reja “Omicrion”.

Ogerta Manastirliu tha se po vlerësohet mundësia për vaksinimin për fëmijët mbi 5-vjeç.

Ndërsa shtoi më tej se Komiteti i Ekspertëve do marrë masa në bazë të dinamikës së situatës për përhapjen e variantit “BA5”.

Deri më tani janë 89 vende që anë ngritur alertin e BA5 dhe po ashtu kanë rritur ndërgjegjësimin sa i përket masave. Edhe OBSh si fjalë kyçe kundër COVID-19 kanë shtuar edhe distancimin, por edhe maskën aty ku ka grumbullime, sidomos tek ata që kanë sëmundje bashkëshoqëruese apo janë trage për tu infektuar. Komiteti i Ekspertëve ka pasur mbledhje dhe vijon mbledhje për të shqyrtuar situatën, Ajo çfarë do të na sjellë e vjeshta apo dimri, Komiteti i Ekspertëve do të marrë masa në bazë të dinamikës së situatës. Por pritet të vlerësohet edhe vaksinimi për fëmijët mbi 5-vjeç është një diskutim që po bëhet dhe javën tjetër pritet të mbahet edhe një qëndrim”-tha Manastirliu.