Vendosni fjalën kyçe....

Një person iu fut me dhunë në banesë dhe u vodhi paratë çiftit në Vlorë


Një çift në Selenicë ka rënë pre e një grabitësi mëngjesin e sotëm, i cili është futur me dhunë në banesën e tyre.

Sipas uniformave blu, personi i paidentifikuar u ka marrë atyre një shumë parash që kanë pasur në banesë dhe më pas është larguar pa lënë gjumë.

“Më datë 16.07.2022, rreth orës 10:00, shtetasja Y. F. ka njoftuar në Sallën Operative se në fshatin Brataj, Selenicë, një shtetas ende i paidentifikuar, ka kanosur atë dhe bashkëshortin duke hyrë me dhunë në banesën e tyre dhe u ka vjedhur një shumë parash, e më pas është larguar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.