Shumë raketa janë lëshuar në Izrael nga Gaza, sipas Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, të cilat ndanë dhe pamjet e sulmit në vazhdim.
Kjo ka ndodhur vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Joe Biden u largua nga vendi, ku ndodhej në një vizitë zyrtare.
IDF tha se një predhë u kap nga mbrojtja ajrore e Izraelit, ndërsa një tjetër u ul në një zonë të hapur dhe nuk shkaktoi lëndime apo dëme.
“Ky është momenti kur izraelitët e pafajshëm duhej të vraponin për strehim të menjëhershëm kur terroristët në Gaza hodhën 2 raketa drejt tyre.”- tha ushtria ndërsa postoi një video të raketave.
RAW FOOTAGE: This is the moment innocent Israelis had to run for immediate shelter when terrorists in Gaza fired 2 rockets toward them.
The IDF Aerial Defense Array intercepted 1 of the rockets, saving the lives of civilians below. pic.twitter.com/1XANHbEpAo
— Israel Defense Forces (@IDF) July 15, 2022
Asnjë grup nuk mori menjëherë përgjegjësinë për sulmin, edhe pse IDF-ja më pas gjuajti me raketa Hamasin, partinë politike dhe grupin militant që qeveris Gazën.
Ushtria më vonë tha se shënjestroi një “lokal ushtarak me një punëtori nëntokësore të prodhimit të materialeve raketore” të Hamasit në shenjë hakmarrjeje, duke e quajtur atë “një nga vendet më të rëndësishme dhe më të mëdha” të këtij lloji në rajon.
“Sulmi në lokacion do të komplikojë ndjeshëm procesin e prodhimit të raketave në Rripin e Gazës, me qëllim të minimit të aftësive të intensifikimit të organizatës terroriste Hamas.”- shton ushtria sipas RT-së.
תיעוד מתקיפת צה”ל ברצועת עזה הלילה: pic.twitter.com/s9ApTJItzV
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) July 16, 2022
Gazetari palestinez Muhammad Smiry shpërndau pamjet e kundërsulmit izraelit, ndërsa aktivisti dhe gazetari me bazë në Gaza Maha Hussaini tha: “Nuk kam dëgjuar sulme ajrore me kaq zë që nga sulmi i Izraelit në Gaza në maj 2021”, duke iu referuar shpërthimit të fundit të madh mes Izraelit dhe luftëtarëve palestinezë.
Just captured this video of the Israeli bombing of Gaza at the moment #GazaUnderAttack pic.twitter.com/lukaRBxmBd
— Muhammad Smiry (@MuhammadSmiry) July 16, 2022
Kujtojmë se Joe Biden udhëtoi në Izrael këtë javë për vizitën e tij të parë presidenciale në Lindjen e Mesme, duke u larguar nga vendi vetëm disa orë përpara se raketat të nisnin të fluturonin. Gjatë udhëtimit, ai u takua me zyrtarë të nivelit të lartë izraelit dhe palestinez, duke u fokusuar në pjesën më të madhe të bisedimeve në çështjet e sigurisë.