Vendosni fjalën kyçe....

PSG-ja gjen alternativën në Spanjë nëse dështon pista Skriniar


Nëse PSG-ja nuk mund ta mbyllë përfundimisht nënshkrimin e Milan Skriniar-it, për të cilin po negocion, atëherë do të hidhet në sulm për Zhull Koundé. Sipas informacioneve të “Le Parisien”, qendërmbrojtësi i Sevilja-s, me kontratë deri në vitin 2024, është alternativa e Luis Kampos në rast se sllovaku i Interit nuk përfundon në kryeqytetin francez.

Barcelona është një nga skuadrat që është pozicionuar më së miri për të nënshkruar me të, megjithëse nuk përjashtohet që PSG të aktivizojë inkorporimin e tij në rast se negociatat për Shkriniar nuk do të avancojnë.

Çmimi i Koundé do të shkonte në 60 milionë euro, një shifër që apriori nuk do të ishte problem për PSG-në, që po përpiqet të mbyllë nënshkrimin e Shkriniar për të njëjtën shumë fikse, plus 5 milionë bonuse, ndërkohë që Interi kërkon patjetër 70 milionë euro.

Nga Parisi shpresojnë të zhbllokojnë operacionin në mënyrë që të mos kenë nevojë të eksplorojnë opsione të tjera.