Sekretarja e Thesarit e SHBA-së, Janet Yellen tha se inflacioni i vendit është ‘papranueshëm i lartë’ dhe prioriteti kryesor ekonomik i administratës është ulja e tij.
“Presidenti Biden dhe unë pajtohemi se do të jemi më të fortë në përgjigjen ndaj sfidave të mëdha globale me të cilat përballemi sot duke vepruar së bashku në vend që të veprojmë të vetëm dhe se Amerika luan një rol kritik në udhëheqjen dhe bashkërendimin e këtyre përpjekjeve.” – tha ajo në një konferencë shtypi në Indonezi përpara takimit të ministrave të financave të G20.
Yellen tha se inflacioni rekord i konsumatorit në SHBA, i cili u rrit në 9.1% në qershor, tregoi pothuajse gjysmën e rritjes nga çmimet më të larta të energjisë për shkak të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Ne gjithashtu duhet të jemi të vetëdijshëm për efektet e përhapura të luftës së presidentit rus Putin, efektin që ajo ka në vendet që tashmë po përballeshin me dobësi të shtuara.” – tha ajo.
Yellen argumentoi se një kufi për naftën ruse është një mjet i fuqishëm për të trajtuar dhimbjen që po pëson bota me çmimet e larta të benzinës dhe ushqimeve, duke shtuar se ‘një kufizim në çmimin e naftës ruse do t’i mohonte Putinit të ardhurat që i duhen makinës së tij të luftës duke e bërë luftën e tij tejet të kushtueshme.