Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa ka publikuar një grafik që tregon mbështetjen e vendeve të rajonit dhe Shqipërisë për ushqimet.
Zhupa thotë se qeveria Rama është e fundit në rajon për të mbështetur Shqipëtarët pasi ka dhënë vetëm 0.3% të PBB-së si mbështetje për krizën ekonomike dhe përkatësisht për nevojat bazë.
“Vetëm 0.3% të GDP-së ofroi Shqipëria si mbështetje për krizën ekonomike që prekën kryesisht nevojat bazë sidomos ushqimet. Vendet e tjera të rajonit japin më shumë për qytetarët e tyre siç e tregon edhe tabela
Qytetarët shqiptarë vuajnë krizën e rritjeve të çmimeve më shumë se çdo vend tjetër. Sipas indeksit që publikoi Eurostat, ushqimet në Shqipëri, në shtetin më të varfër të Europës, kushtojnë njësoj si në BE. Kjo krizë çmimesh ka ndikuar në pamundësinë e familjeve shqiptare për të përmbushur nevojat bazë”-shkruan Zhupa.