Një oficer policie ka denoncuar zhdukjen e një sasie të madhe kokainë nga një kontejner me banane.
Sipas tij, kontejneri me banane qëndronte në port prej 11 ditësh dhe nga ai janë hequr mbi 500 kg banane me arka që dyshohet se kanë pasur kokainë.
Më tej në denoncim thuhet se edhe pse kontejneri ka qenë në port prej 11 ditësh e ruhej nga punonjësit e sigurisë dhe policia sërish sasia e lartpërmendur është zhdukur.
Oficeri i policisë thekson se familjarëve të pushtetarëve e individëve me rekorde kriminale u është dhënë leje për lëvizje nga autoritetet në kundërshtim me ligjin.
“Të reja lidhur me ngarkesën e kokainës së zhdukur në Durrës. Qindra kg kokainë u zhdukën në portin e Durrësit. Droga u grabit nën mbikqyrjen e policisë. Familjarë të qeveritarëve janë parë me leje të kundraligjshhme në port këto ditë.
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. #sb
“Miremengjes Doktor, dje ne portin e Dr eshte konstatuar nje kontinjer me banane i hapur dhe mungese e nje sasie shume te madhe flitet per mbi 500 kg hequr me arka qe dyshohen qe kane qene me kokain. Kontinjeri kishte 11 dite qe qendronte ne Porte nen monitorim te punonjesve te siguris dhe te Policis. Po te ve ne dieni se ne portin e Dr jane leshuar leje per levizje nga autoritet ne kundershtim me ligjin te familjarve te pushtetarve e individve me rekorde kriminale per favorizim te veprimeve te kundraligjshme. Arrestimet e punojsve te sigurise jane tumnaj pasi gjithçka eshte bere nen mbikqyrjen e policise. Qendrimi i Kontinjerit 11 dite pa u kontrolluar nga dogana dhe skaneri eshte bere me qellim qe te shkarkohej ngarkesa e madhe e kokaines.”