Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e ndodhur në Fushë Krujë ku në një atentat janë vrarë me armë zjarri tre persona.
Në makinë kanë mbetur tre persona, shoferi dhe dy pasagjerë.
Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i ulur pas ka dalë nga mjeti kur ai është qëlluar dhe ka tentuar të largohet me vrap. Por autorët janë kthyer dhe e kanë qëlluar dhe atë.
Policia ka rrethuar zonën dhe ka vendosur postblloqe për të bërë të mundur kapjen e autorëve të dyshuar.