Detaje të reja janë zbardhur nga operacioni policor me 20 të arrestuar në Portin e Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit.
Një kontejner i cili u pikas i hapur përpara se të kalonte në skaner ka bërë që të çojë në arrestim 20 persona në Port, mes tyre edhe shoferin që do transportonte kontejnerin si dhe punonjësit pritës të kompanisë së bananeve.
BalkanWeb raporton se në kontejner mungonin 49 arka me banane, të cilat thuhet se janë marrë para se mjeti të kalonte për skanim.
Punonjësit e arrestuar, pretendojnë se kontejneri ka ardhur i hapur.
Policia në njoftimin e saj zyrtar nuk dha detaje mbi origjinën e kontejnerit dhe itinerarit të ndjekur nga ngarkesa apo edhe kompaninë pritëse të bananeve.
Nga porti i Durrësit kanë qenë të shpeshta ngarkesat me kokainë nga vendet e Amerikës Latine që janë kapur në kontejnerët e ngarkesave me banane.