Vendosni fjalën kyçe....

Refuzoi 50 milionë dollarë për ishullin dhe e ktheu në park kombëtar, historia e jashtëzakonshme e ish-gazetarit


Brendon Grimshaw, një ish-redaktor gazete, e ndërroi suksesin e tij duke bërë diçka krejtësisht të ndryshme dhe bleu një ishull, duke i kushtuar pjesën tjetër të jetës së tij për të rivendosur habitatin e tij ekologjik.

Duke hedhur poshtë një ofertë prej 50 milionë dollarësh për të shitur ishullin, dëshira e tij ishte ta bënte këtë copë toke të prekshme për të gjithë dhe jo vetëm për milionerët e pasur. Tashmë ky ishull i çmuar i Seychelles është kthyer në parkun kombëtar më të vogël në botë.

“Historia e Brendon Grimshaw është shumë e bukur.” – tha regjisori Joseph Johnson Camí për The Epoch Times.

“Ky ishte një njeri që i kishte kushtuar gjithë jetën e tij rivendosjes së ekologjisë së një ishulli për t’u lidhur me të.” – tha Camí.

Grimshaw, nga Dewsbury, Angli, e kishte blerë ishullin në vitin 1962 për 8,000 paund (rreth 9,826 dollarë amerikanë) duke vazhduar të jetonte atje deri në vdekjen e tij në moshën 87 vjeç. Ai kishte punuar më parë si redaktor gazete në Tanzani, por për shkak të politikës së atë periudhë, njerëz si ai po largoheshin nga role të tilla në Afrikë.

“Ai vendosi të tërhiqej dhe të bënte diçka ndryshe, rrënjësisht ndryshe.” – shpjegoi Camí, i cili vazhdoi të krijojë një miqësi të ngushtë me Grimshaë.

Kur ai mbërriti për herë të parë në ishull, nuk kishte infrastrukturë dhe Grimshaw duhej të sillte ujë. Ai dhe shoku i tij më i ngushtë, Renee Lafortune, kaluan 40 vitet e ardhshme duke e shndërruar ishullin dhe duke rivendosur habitatin e tij me mbjelljenë mbi 16,000 pemë, palma, dhe shkurre, duke ndërtuar një shteg natyror 4.8 kilometra. Madje, ata blenë dhe stërvitën 111 breshka gjigante Aldabra si dhe mijëra zogj të egër.

Ata zhvilluan gjithashtu një sistem ujëmbledhës të shiut dhe në vitet e fundit të jetës së Grimshaw, Moyenne kishte energji elektrike.

“Unë mendoj se ka dy faza në jetën e Brendonit në atë ishull. Një është ai që ne e kapim në fund të jetës së tij. Dhe tjetra është se si ishte të jetosh në atë ishull përpara se gjithçka që ai kishte bërë të ishte në vend. Ai u kujdes mirë për ishullin. Kishte njerëz që e mbështetën, njerëz që vizituan ishullin, njerëz që i sillnin ushqim. Ai ishte shumë aktiv. Ai thjesht ishte atje në atë ishull çdo ditë, dhe kjo është ajo që e mbajti atë gjallë.” – tha Cami.

Në vitin 2005, Grimshaw iu ofrua 50 milionë dollarë nga një princ saudit për ishullin Moyenne, por ai kundërshtoi ta shiste.

Në vitin 2007, e ardhmja e ishullit dukej e pasigurt, pasi Grimshaw nuk kishte fëmijë për të trashëguar këtë tokë të çmuar dhe zhvilluesit e hoteleve filluan të rreshtoheshin për të ndërtuar hotele luksoze pasi ai vdiq. Megjithatë, dëshira e vetme e Grimshaw ishte që ishulli të bëhej i prekshëm dhe vizitueshëm për të gjithë dhe jo vetëm për milionerët e pasur.

Në qershor 2008, Cami mori një telefonatë që qeveria e Seychelles kishte rënë dakord. Ishte bërë një marrëveshje dhe Moyenne u shpall park kombëtar, parku kombëtar më i vogël në botë.

Ndërsa ishujt fqinjë po shndërroheshin në terrene lojërash për të pasurit, të kompletuar me resorte luksoze, Grimshaw’s do të ishte një perlë e mbrojtur dhe e çmuar.