Vendosni fjalën kyçe....

Kompania ajrore islandeze gjen zgjidhjen e pazakontë, dërgon punonjësit e vet për bagazhet në aeroportet ndërkombëtare


Kompania ajrore islandeze ‘Icelandair’ ka gjetur një mënyrë të pazakontë për të menaxhuar më mirë bagazhet e klientëve.

Aeroportet në Evropë, si ‘Heathrow’ i Londrës dhe apo ‘Schiphol’ i Amsterdamit, janë përballur me vëllime të mëdha pasagjerësh këtë verë. Kërkesa e lartë e shoqëruar me mungesën e personelit ka shkaktuar probleme të mëdha operacionale, veçanërisht kur bëhet fjalë për trajtimin e bagazheve.

Amsterdami ka qenë një nga aeroportet më të goditur, pasi u detyrua të vendoste një kufizim pasagjerësh për të menaxhuar më mirë volumin. ‘Heathrow’ zbatoi të njëjtën politikë të martën.

Për të menaxhuar më mirë problemet në Amsterdam, ‘Icelandair’ ka filluar të dërgojë mbajtësit e vet të bagazheve në fluturimet për në Amsterdam për të ndihmuar në ngarkimin dhe shkarkimin e bagazheve, raportoi transmetuesi publik islandez RUV.

Zëdhënësi i linjës ajrore Asdis Yr Petursdottir tha për RUV se kompania mori nismën si një mënyrë për të pakësuar vonesat e shkaktuara nga transfertat e ngadalta të bagazheve.

“Që nga e premtja e kaluar, ne kemi shtuar dy mbajtës të çantave në ekuipazhin tonë në Amsterdam për të shpejtuar gjërat dhe për të mbajtur aeroplanët në kohë.” – thanë ata.

Sipas RUV, Icelandair kishte mbajtës çantash në të gjitha fluturimet për në Amsterdam të premten, të shtunën dhe të dielën dhe sistemi ka funksionuar deri më tani. Programi do vazhdojë për pjesën tjetër të javës, por do rivlerësohet më pas, tha Petursdottir.

“Ne do të duhet të shohim se si do zhvillohet dhe nëse do e vazhdojmë këtë, madje ndoshta edhe në destinacione të tjera.” – thanë ata për RUV.

“Siç them unë, ne po përpiqemi të gjejmë mënyra për të zbutur efektet e këtyre vonesave dhe për të zvogëluar ndërprerjet në udhëtimet e pasagjerëve tanë.”

Gjatë gjithë verës, linjat ajrore kanë luftuar për të gjurmuar dhe shpërndarë vazhdimisht bagazhet e pasagjerëve, me qindra klientë që thonë se bagazhet e tyre kanë mbërritur me vonesë dhe në disa raste nuk kanë mbërritur fare.

Një klient, çanta e të cilit humbi për një javë pasi u kthye në shtëpi në Irlandë nga Australia, bleu një fluturim të lirë në mënyrë që të mund të hynte në një zonë të kufizuar në Aeroportin e Dublinit ku ruheshin bagazhet e humbura.

Një tjetër pasagjer ka pritur gati një muaj për një çantë të humbur që ka ilaçe të rëndësishme në të. Bagazhi ka udhëtuar në Mynih, Athinë dhe Venecia, por linja ajrore vazhdimisht nuk ka arritur t’i mbajë gjurmët e saj.