Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministria reagon pas sulmit kibernetik: Sistemet qeveritare do qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike


Kryeministria ka reaguar pas rënies së përkohshme të E-albania dhe faqeve të tjera qeveritare.

Kryeministria e cilëson sulmin si të pandodhur më parë dhe të sinkronizuar dhe sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Në reagim thuhet se sistemet do qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike.

Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë.

Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.

Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.

Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cenimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal”-thuhet në reagimin e kryeministrisë.