Vendosni fjalën kyçe....

Masakra me tre viktima në Fushë Krujë, drejtori i policisë Gledis Nano zbret vetë në terren


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gledis Nano ka shkuar në Fushë Krujë pas masakrës me 3 viktima të ndodhur pasditen e sotme.

Ai po zhvillon një takim me drejtuesit e Policisë së Durrësit e Komisariatit të Krujës ku ka kërkuar kontroll të të gjithë personave me precedentë penal.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e sotme ku pas një atentati te Mbikalimi i Fushë Krujës mbetën të vrarë kushëriri i Ervis Martinajt, Brilant Martinaj, Diklen Vata e Besmir Hoxha.