Vendosni fjalën kyçe....

Masakra në Fushë Krujë, dyshohet se në atentatin ndaj Martinajt e dy shokëve të tij morën pjesë katër persona (Video)


Katër dyshohet se kanë qenë personat që kanë marrë pjesë në atentatin mafioz në mbikalimin e Fushë Krujës ku u ekzekutuan tre persona.

Në masakrën ku u qëlluan mbi 60 plumba automatiku humbën jetën Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt, Diklen Vata e Besmir Hoxha.

Pak minuta pas atentatit, në fshatin Larushk u gjet një mjet i djegur i cili dyshohet se u përket autorëve të atentatit.

Brenda tij janë gjetur tre armë automatike të cilat dyshohet se janë përdorur për të kryer masakrën nga tre autorë të mundshëm ndërsa një i katërt ka qenë në timonin e mjetit që është përdorur.

Targa e makinës rezulton e grabitur në Tiranë ku është kallëzuar si e vjedhur këtë vit.

Ndaj makinës me të cilën udhëtonin tre të rinjtë është qëlluar mbi 60 herë ndërsa pas të shtënave makina ka shpërthyer në flakë.

Njëri nga viktimat, Diklen Vata ka dalë i gjallë nga makina po është qëlluar pë vdekje në çast ndërsa dy të tjerët janë shkrumbuar brenda.