Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili ka hedhur dyshime për goditjen e faqeve nga sulme të jashtme.
Vasili krahason bllokimin e faqeve me zjarret në hipoteka.
Më tej, Vasili ngre disa pyetje për të cilat kërkon përgjigje nga qeveria.
Sipas tij, kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencën e plehrave, që shpalli qeveria, për të justifikuar hajdutllëkun me inceneratorët.
Postimi i plotë:
Bllokimi i shërbimin publik on line, si zjarret ne hipoteka te qeverise ne “hall te madh”!
Sot Qeveria ka mbyllur shërbimin publik on line për ” sulme kibernetike” siç po thotë vetë.
Ka disa pyetje qe duan përgjigje sot:
Kur dolën të dhënat personale, që ishin në duar të patronazhisteve a nuk ishte vetë qeveria, që i nxori dhe i përdori për të grabitur zgjedhjet?
Po kur dolën të numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetësua qeveria apo ishte vetë edhe aty?
Po kur dolën rrogat e qindra mijëra qytetarëve a nuk ishte vetë qeveria, që i nxori?
A nuk ishte Edi Rama që deklaroi vetë se do të bënin publike rrogat e qytetarëve?
A nuk ishte qeveria që bënte gjoja të paditurin dhe akuzonte gazetarët për nxjerrjen e këtyre të dhënave?
A nuk ishte qeveria, që tha kështu ndodh ne gjithë boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?
Pse nuk ka asnje te ndeshkuar nga qeveria per daljen e miliona te dhenave personale?
Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetra milion euro tender per gjoja mirmbajtjen e AKSH.
Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencen e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllekun me inceneratoret.
Por me kryesorja eshte se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokurorite atje ku ka dokumente ” perveluese” per qeverine.
Mbyllja e sherbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne kete rast qeveria, qe eshte ne ” hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjesuese, qe po publikohen perdite kerkon te ” çlirohet” me cdo mjet prej ketyre dokumenteve.
Ky sigurisht eshte një mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja…!