Avokatët e Elbasanit dhe të Korçës i kanë dhënë fund bojkotit 10-ditor kundër hartës së re gjyqësore e i janë kthyer pjesëmarrjes në seancat për masat e sigurisë.
Ndërsa për sa u përket seancave të tjera gjyqësore vendimi do merret të enjten nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë.
Avokatët kanë protestuar prej disa ditësh kundër hartës së re gjyqësore të prezantuar nga KLGJ-ja që do bëjë shkrirjen e disa gjykatave në vend. Ata kanë deklaruar se harta në fjalë cenon drejtinë për qytetarët dhe rrit në mënyrë të madhe kostot për ta.
KLGJ-ja, Ministria e Drejtësisë dhe Dhoma e Magjistratëve kanë thënë nga ana tjetër se kjo bëhet pikërisht për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.
Kryeministri Rama ka deklaruar se harta e re gjyqësore nuk ka për të ndryshuardhe se bojkoti nuk ka asnjë vlerë në këtë drejtim.