Kreu i PD-së Berisha u ka bërë thirrje vendeve të BE-së e Komisionit Europian që të këmbëngulin për mosmiratimin e amnistisë fiskale të paralajmëruar nga kryeministri Rama për lekët e emigrantëve shqiptarë që punojnë e jetojnë jashtë vendit.
Në një deklaratë nga selia blu, ai tha se aministia fiskale dëshmon lidhet e qeverisë së Edi Ramës me grupet kriminale shqiptare nëpër botë.
Berisha u zotua se me të ardhur në pushtet, PD do zhbëjë këtë ligj dhe do u kërkojë burimin e të ardhurave të gjithë personave që do përfitojnë.
“Edi Rama duhet të kuptojë se problemet më të mëdha që vendet e BE-së e partnerët tanë kanë me Shqipërinë është kriminaliteti shqiptar e eksporti i tij në vende të tjera. Legalizimi i parave të krimit shqiptar ëshë mesazhi më i keq që u dërgohet partnerëve. U bëj thirrje qeverive të vendeve anëtare dhe Komisionit Europian që të këmbëngulin deri në fund kundër miratiit të këtij ligji që dëshmon lidhjet e qeverisë së Ramës me organizatat kriminale. PD zotohet para partnerëve se me të ardhur në pushtet do bëjë të pavlefshme amnistinë fiskale kriminale të Ramës duke u kërkuar të gjithë personave që do përfitojnë origjiënën e të ardhurave. Emrat e tyre do u jepen gjithashtu organeve fiskale të qeverive perëndiore që të përndiqen edhe atje nëse kanë veprimtari në vendet e tyre. PD dënon qëndrimi bukëshkalë të Edi Ramës nëse nuk tërhiqet nga aministia e të ardhurave të mafies e grupeve kriminale që kanë fituar nga veprimtaria e paligjshme jashtë vendit.” – tha Berisha.