Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Ligji 7501 nuk ishte i drejtë por i imponuar, nuk e zhbëjmë dot pas kaq shume kohësh


Ish-kryeministri Sali Berisha një takim me fermerët në Belsh ka folur edhe për ligjin e pronave 7501 që u përdor për të bërë rishpërndarjen e tokës së shtetëzuar nën regjimin komunist.

Ish-kryeministri u shpreh se ligji nuk ka qenë i drejtë dhe ka prodhuar shumë situata të pakëndshme, por në kohën ku ndodhej Shqipëria ka qenë i imponuar.

Berisha madje shpjegoi shembullin bullgar që përdori të njëjtin ligj, por e rrëzoi më vonë duke bërë një rishpërndarje të re, por kjo skemë sipas tij nuk mund të aplikohet tek ne.

Unë e kuptoj por mendoj se çdo gjë duhet ta gjykojmë me kohë. Në kuptimin që po marr një fshat në të cilin në vitet 90 jetonin 300 banor, nëse 200 prej tyre mbeteshin pa tokë, asnjë lloj potenciali s’kishte shteti për t’i ndihmuar ato. Ai lloj mekanizimi u përdor, nuk u shpik, por që nuk ishte i drejtë. Toka atij që punon dhe jeton aty, ky parim u përdor në atë ligj. Bullgaria përdori të njëjtin ligj, por e ndryshoi më vonë. Por Bullgaria ka sipërfaqe toke për frymë, ka mundësi 10 herë më shumë se Shqipëria. Mos harroni se nëse ka një gjë që ne e kemi pak për frymë, është toka. Është disa qindra metra për frymë, është më e ulëta në Evropë. Unë e di që s’ka qenë i drejtë ligji por ka qenë i imponuar nga rrethanat”, tha Berisha.