Ish-kryeministri Sali Berisha në një takim me fermerë në Belsh, tha se bujqit shqiptarë janë të braktisur dhe subvencionohen dhjetëra herë më pak se Kosova dhe Serbia.
Berisha theksoi se në 2013 Shqipëria ishte eksportuese e qumështit dhe vezëve ndërsa sot është rritur me 250% importi i bulmetit nga Serbia.
“Në 2013 arritëm të ishim eksportues qumështi dhe vezësh falë punës suaj. Është rrit sot importi i qumështit, djathit kosit nga Serbia me 250%. Ky na flet për Ballkanin e Hapur. Ne jo Serbinë por as Kosovën nuk konkurrojmë dot, se ata marrin 450 euro për hektarin e grurit. Serbia e subvencionon 80 herë më shumë. A duhet t’i themi ndal kësaj rrokullie? S’mund të jeni ju dhe familjet tuaja që jetoni me çurg djerse në konjukturat e motit apo të kohës”-tha Berisha.