Një vatër e madhe zjarri ka rënë në kryqëzimin e Shënkollit me Milotin.
Flakët po përhapen më shpejtësi e ndihmuar edhe nga era.
Deri tani nuk ka mbërritur zjarrfikëset për të vënë nën kontroll flakët dhe minimizimin e dëmeve.
Banorët e zonës kanë kërkuar që shteti të ngrihet në lartësinë e duhur dhe të punojë sa më shpejt që flakët të vihen nën kontroll dhe të shuhen.