Vendosni fjalën kyçe....

“Hëngshin kokat e njëri-tjetrit” – Rama ‘zhduket’ mes denoncimeve të reja për inceneratorët e masakrës së Fushë-Krujës


Një ditë pas masakrës së Fushë Krujës ku u ekzekutuan tre të rinj ndërsa autorët janë larguar në drejtim të paditur nuk ka ende asnjë reagim në formë deklarate për mediat apo në rrjetet sociale lidhue me ngjarjen e rëndë.

Kreu i qeverisë që nuk lë rast pa marrë kredite për çdo ngjarje që ndodh në territorin e vendit apo edhe përtej tij, kësaj here ka heshtur.

Postimet e tij të fundit janë për pika të ndryshme turistike në vend apo për ndonjë projekt në punim e sipër nga qeveria e tij. Javët e fundit kreu i qeverisë i ka shmangur mediat e parlamentin pas denoncimeve të bëra ngë LSI-ja për inceneratorët në vend.

Kryetarja e kësaj force politike Kryemadhi ka publikuar dokumente të reja lidhur me aferën ku bëhet fjalë sipas saj për qindra milionë euro abuzime e grabitje të kompanive të lidhura me inceneratorët.

Në disa raste, pensionistë, mbledhës kanaçesh e persona të vdekur rezultojnë administratorë të kompanive që kanë bërë lidhje me koncesionarët e inceneratorëve.

Ndërkohë Kryemadhi i ka bërë thirrje të herëpashershme SPAK-ut që të verifikojë dokumentet e denoncimet e LSI-së e të ‘zgjohet’ duke bërë detyrën ndërkohë që çdo ditë pagesat për kompanitë e inceneratorëve vijojnë.

Deri tani nuk ka asnjë reagim nga SPAK-ut lidhur me denoncimet e fundit, ndërsa kryeministri Rama është ende ‘i zhdukur’.