Vendosni fjalën kyçe....

Koncesioni i sterilizimit, merret në pyetje ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj


Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka shkuar në SPAK ku do merret në pyetje për koncesionin e sterilizimit.

Kjo është hera e parë që Beqaj merret në pyetje për çështjen në fjalë ndërkohë që më herët është pyetur dy herë Klodian Rrjepaj, ish-zv.ministër Shëndetësie.

Koncesioni në fjalë është fituar nga fituar nga kompania ‘Sani Service’ e biznesmenit Ilir Rrapaj.

Ai është në hetim prej shumë kohësh ndërsa lidhur me të nuk ka asnjë arrestim apo masë tjetër. Koncesioni në fjalë është denoncuar nga PD-ja e LSI-ja.