Vendosni fjalën kyçe....

Pezullohen 105 leje drejtimi në Tiranë, vihen 1573 gjoba


29 drejtuesh mjetesh janë ndaluar nga Policia Rrugore e Tiranës javën e shkuar e më pas janë proceduar në gjendje të lirë për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit.

Gjatë kontrolleve të kryera janë vënë 993 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe 371 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.

Gjithashtu janë pezulluar 105 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur si dhe janë vendosur 209 gjoba për mosvënie të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve.