Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori i Gratteri: Mafia shqiptare është fuqizuar sepse qeveria është shumë e korruptuar (Video)


Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri gjatë fjalës së tij në marrjen e titullit  ‘Honoris Causa’ në Universitetin Politeknik të Marche, në degën e ‘menaxhimit të ligjit’, në diskutimin e tij për krimin ekonomik dhe mafian, ka folur përmendur edhe Shqipërinë.

Gratteri theksoi se mafia shqiptare është fuqizuar shumë vitet e fundit, pasi qeveria në Shqipëri është e korruptuar deri në nivele të larta.

Prokurori shprehet më tej se mafia shqiptare pastron në Shqipëri paratë e mbledhura nëpër Europë nga aktivitetet kriminale dhe i çon këto para sërish në BE, por këtë herë të legalizuara.

“Mafia shqiptare është e fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë të lartë korrupsioni”, është shprehur prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri.

“Brenda pak kohësh, Holanda e sheh veten me tre mafie: ‘Ndrangheta, mafia shqiptare dhe maffia, me dy F, e brezit të tretë të afrikano-veriorëve, e tunizianëve, që janë futur me egërsi në Holandë.

Kur flas për mafie shqiptare, nuk e kam fjalën për ata të uritur që në vitet e shkuara grabisnin vila në bregdet, në Toskana, Piemonte. Mafia shqiptare tashmë është një mafie e fortë.

E fortë sepse vjen nga një vend me nivel shumë të lartë korrupsioni, jo nivel i lartë, por nivel shumë i lartë korrupsioni, ku një e treta e Shqipërisë, është mbjellë me marijuanë, ku sekuestrojmë deri në 78 tonë njëherazi marijuanë të ardhur përmes kanalit të Otrantos.

Dhe këtë mafie që fuqizohet e pasurohet në vendin e saj tashmë prej dy vitesh e shohim në sipërmarrje të përbashkët me ‘Ndrangheta, me Santa Marta në Kartagjena e Bogotà, duke blerë tonelata kokaine’, deklaron Prokurori i Antimafias Italiane, Nicola Gratteri, në videon e shpërndarë nga Syri.net.