Vendosni fjalën kyçe....

Pse askush nuk e do Cristiano Ronaldon?


Tregu po ngushtohet për Cristiano Ronaldon pasi Bajerni i Mynihut u bë skuadra më e fundit me emër që përjashtoi një lëvizje për legjendën portugeze pasi ai vijon të lëvizë për një largim nga ‘Old Trafford’.

Për herë të dytë në karrierën e tij, Ronaldo dëshiron të largohet nga klubi që vendosi kredencialet e tij në skenën botërore. Këtë herë, megjithatë, nuk duket se ka një Real Madrid që e pret me krahëhapur për të shfrytëzuar aftësitë e një prej futbollistëve më të talentuar të brezit të tij.

Rikthimi i Ronaldos në Mançester Junajtid pak më pak se një vit më parë supozohej të përfaqësonte pjesën e fundit të enigmës në një klub që ka luftuar për të dalë nga hija e konsiderueshme e ish-trajnerit Alex Ferguson.

24 golat e tij në të gjitha garat sezonin e kaluar treguan se edhe në prag të ditëlindjes së tij të 38-të, instinktet e golave ​​të Ronaldos mbeten të paprekura nga dëmtimet e moshës.

Por me gjithë golat e tij, përpjekjet e Ronaldos nuk arritën të ndryshojnë shumë në rezultatet e ekipit të drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer e më pas nga Ralf Rangnick, dy burra që dukeshin krejtësisht të paaftë për një punë të këteyre përmasave.

Pavarësisht se fillimisht i dha bekimin e tij regjimit të ri të Erik ten Hag në Manchester United, Ronaldo ndërroi marshin vetëm disa javë më vonë kur informoi klubin se donte të ndahej me ta.

Ishte hera e dytë në karrierën e tij që e bën këtë. Herën e parë ai akuzoi klubin se e trajtonte atë si ‘skllav’. Por kjo ka çuar në një dilemë të papritur. Klubet e afta për të shuar etjen e Ronaldos për sukses nuk duan ta kenë.

Së pari Chelsea përjashtoi një lëvizje për Ronaldon, pasi pronari i ri amerikan i klubit, Todd Boehly, vendosi kundër asaj që do të kishte qenë një pasuri marketingu për perandorinë e tij të re në ‘Stamford Bridge’.

Bayern Munich ishte një tjetër vend i mundshëm për portugezin, por ata vazhdimisht kanë mohuar të kenë interes për Ronaldon edhe pse humbën yllin Robert Leëandoëski që iku te Barcelona.

Më pas erdhën lidhjet e çuditshme, si një ekip i Arabisë Saudite që i ofroi Ronaldos një marrëveshje dyvjeçare prej 250 milionë stërlinash, e cila thuhet se u hodh poshtë.

Ku tjetër mund të shkojë luzitani? Manchester City nuk është një mundësi, duke pasur parasysh se ata kanë blerë Erling Haaland, padyshim një golashënues i mirë dhe shtatëmbëdhjetë vjet më i ri.

Një transferim te Liverpool do të shkaktonte trazira në Mançester. Arsenali nuk mund ta paguajë rrogën e tij. Real Madrid? Jo i interesuar. Juventus? E kishte.

Edhe Paris Saint-Germain, klubi francez për të cilin paratë nuk janë një problem, deri më tani i kanë rezistuar dëshirës për të çiftuar Ronaldon me Lionel Messin në sulmin e tyre.

Dëshira e Ronaldos për futbollin e Champions League e ka lënë atë me mundësi të kufizuara. Ai dëshiron futboll elitar, por a e dëshiron futbolli elitar? Drejtorët sportivë në të gjithë Evropën me siguri e kanë parë shpërthimin e Mançester Junajtid pasi u përpoqën dhe dështuan ta integronin Ronaldon në ekipin e tyre.

Sa më gjatë të vazhdojë ky inat, aq më shumë gjasa do ketë që Ronaldo të detyrohet të rikthehet te Manchester United, ku është nën kontratë edhe për një sezon tjetër.