Vendosni fjalën kyçe....

Rama shfaqet triumfator në Twitter: Kundërofensiva e AKSHI-it ndaj agresionit kibernetik e suksesshme. Agresori po tërhiqet


Kryeministri Rama është shfaqur triumfator në Tëitter lidhur me sulmin kibernetik që ka goditur platformat qeveritare duke i nxjerrë jashtë funksionit.

Në një shënim në rrjetin social, kreu i qeverisë shkruan se kuindërsulmi i AKSHI-t dhe aleatëve në përballjen e sulmit në fjalë po rezulton i qëndrueshëm dhe i suksesshëm.

Sipas tij agresori nuk i ka çarë dot muret mbrojtëse dhe është në tërheqje, ç’ka do thotë sipas tij, se shërbimet do rikthehen shumë shpejt.

Në një deklaratë të mëhershme ai tha se sulmet të ngjashme kanë ndodhur edhe në vende të tjera ndërsa siguroi qytetarët që të dhënat e tyre janë të sigurta dhe të paprekura.

“Kundërofensiva e AKSH-it dhe aleatëve në përballjen e agresionit kibernetik mbi Shqipërinë, po rezulton e qëndrueshme dhe e suksesshme! Agresori nuk ka arritur të shembë sistemin e mbrojtjes dhe është në tërheqje! Nëse s’do kemi surpriza të tjera, shërbimet do rikthehen shumë shpejt.” – shkruan Rama.