Vendosni fjalën kyçe....

Shkarkohet nga detyra kreu i Policisë Kufitare


Kreu i Policisë Kufitare Eduart Merkaj është larguar nga detyra.

Vendimi është firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano e vjen një ditë pas masakrës në Fushë Krujë ku tre të rinj u ekzekutuan pas një atentati mafioz.

Sipas kreut të policisë vendimi vjen teksa Policia Kufitare po riorganizohet për të shtuar luftën ndaj trafigjeve të paligjshme të drogës, mallrave e njerëzve.

Përveç Merkajt pritet të ketë të tjera lëvizje në policitë e qarqeve përfshirë Tiranën.