Zëvendësndihmës Sekretarja e Shtetit Lisa Johnson ka zhvilluar një takim ditën e sotme me drejtuesin e SPAK, Arben Kraja dhe Drejtoren e Byrosë Kombëtare të Hetimit Aida Hajnaj.
Në mesazhin e saj Johnson tha se SPAK po tregon rezultate dhe me hetime si dhe dënimet për ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë apo edhe kryebashkiakë e figura të krimit të organizuar.
“Jemi krenarë për bashkëpunimin me Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion. SPAK po tregon rezultate me arrestime, hetime dhe dënime për Ministra, deputetë, gjyqtarë, prokurorë, kryebashkiakë, figura të krimit të organizuar, etj. Përgëzime Kreut të SPAK Arben Kraja dhe Drejtoreshës së BKH-së Aida Hajnaj.
U takova me hetuesit e BKH-së. Gjysma e tyre kanë përfunduar trajnimin disa javë më parë – përfshirë edhe trajnim një mujor të specializuar me FBI-në. Ata janë patriotë të përkushtuar dhe plot energji të cilët do ta ndjekin krimin në çdo vend dhe do ti bëjnë shqiptarët krenarë. SHBA ka mbështetur nga afër SPAK në çdo hap të saj, nga ngritja tek rekrutimi dhe fillimi i punës. Presim me kënaqësi të takohemi sërish muajin tjetër gjatë vizitës së tyre në Uashington dhe Akademinë e FBI-së në Quantico, Virginia”, thuhet në mesazhin e ambasadores Lisa Johnson”-thuhet në mesazhin e Johnson.