Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Hapja e negociatave, hap që na detyron të përmbushim kriteret në luftën kundër krimit e korrupsionit


Ish-kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar mbi zhvillimin e Konferencës së Parë mes Shqipërisë dhe BE-së që shënon edhe hapjen e negociatave për anëtarësimin në union.

Basha e quan një hap që do mbështesë Shqipërinë në plotësimin e një ëndrre të të gjithë shqiptarëve.

Më tej ai thotë se hapi i sotëm është një detyrim nga i cili nuk mund të ikë askush për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar.

Vendimi i BE për të nisur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë është një hap që do të mbështesë Shqipërinë në rrugën drejt plotësimit të një ëndrre që e ndajnë të gjithë shqiptarët, anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Hapi i sotëm është edhe një detyrim nga i cili nuk mund te ikë askush, për të përmbushur kriteret në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, zbatimit të reformës në drejtësi, çlirimin e ekonomisë nga monopolet dhe nga oligarkia, konkurencën e lirë si parakusht i zhvillimit ekonomik që krijon vende pune, reformën në administratën publike, respektimin e lirive dhe të drejtave të nëpërkëmbura të qytetarëve, lirinë e medias e mbi të gjitha garantimin e votës së lirë për shqiptarët. Kjo është e vetmja rrugë për ta bërë Shqipërinë si Europa”-shkruan Basha.