Dy vatra zjarri janë ndezur në Berat.
Zjarri i parë është shfaqur në fshatin Starovë dhe zjarri i dytë 30 minuta më vonë në fshatin Malas Breg.
Zjarrfikësit kanë bërë të mundur që të neutralizojë zjarrin e rënë shumë pranë banesave të fshatrave Starovë e Malas Breg.
Zjarret mendohet të kenë qenë të qëllimshëm e të vendosur nga vetë banorët për hapjen e kullotave të reja.
Si pasojë e zjarreve të rëna janë djegur sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre e ullinj.