Vendosni fjalën kyçe....

Goxhaj: Agjenda e Soros është të shkatërrojë shoqërinë civile


Avokati Altin Goxhaj, deklaroi në emisionin ‘A Show’ në Syri Tv se George Soros ka një agjendë, shkatërrimin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Sipas Goxhajt, Gorge Soros ka marrë të gjithë Shqipërinë ndërsa theksoi se ka një dokument prej 30 faqesh të Fondacionit Soros dhe do ta publikojë së shpejti, ku flitet për historinë e Soros në vendin tonë.

“Një ditë isha në kurth pranë Fondacionit Soros, brenda atij mekanizmi kuptova një agjendë, kam dhënë dorëheqjen në vitin 2003 duke thënë këto fjalë; ‘ju keni një agjendë për të shkatërruar shoqërinë civile’.

Koncepti im është që kur u ballafaqova me këta dhe fillova të vuaja pasojat e përplasjes, vetëm kam studiuar 1 vit 24 orë në ditë. Shqipëria, pronë e Soros. Soros nuk ka investuar këtu, por bënte sikur investonte.

Ky proces që ka marrë Shqipërinë pa derdhur kokërr leku duke fituar, është dukur konspiracion, fondacioni nuk e përgënjeshtron dot ku janë paratë e shkollave që u bënë në vitet 99’ dhe 2000.

Shkollat nuk u bënë, dhe ato gjoja që ka bërë Sorosi, u përdorën për të rejat. Kam një dokument zyrtar të Fondacionit Soros, 30 faqe, do dali shumë shpejt online, tregon historinë e Soros në Shqipëri, me emra zyrtarë. ”-tha Goxhaj.