Një mjet ka marrë flakë në ecje në autostradën Tiranë-Durrës mëngjesin e sotëm.
Makina e drejtuar nga drejtuesi me iniciale J.S. ka pësuar vetëm dëme materiale sipas njoftimit.
Dyshimet e para janë se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti teknik në mjet.
Njoftimi
“Me datë 19.07.2022, në autostradën Tiranë-Durrës, ka marrë flakë në lëvizje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin J. S. Si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.”