Vendosni fjalën kyçe....

Nuk i janë bashkuar zyrtarisht Berishës, deputetët të PD-së mblidhen jashtë selisë blu për të diskutuar të ardhmen e tyre


Grupi Parlamentar që nuk bëjnë pjesë në grupimin e Sali Berishës janë mbledhur jashtë selisë blu në një ambient privat për të zhvilluar mbledhje.

Në mbledhje marrin pjesë Kreshnik Çollaku Gazment Bardhi, Dhurata Çupi, Helidon Bushati, Andia Ulliri, Ervin Salianji, Bledjon Nallbati, Arbi Agalliu, Lefter Geshtenja, Flamur Hoxha, Eralda Bano, Merita Bakiu, Zheni Gjergji, Dashnor Sula, Emilia Koliqi, Orjola Pampuri, Seladin Jakupllari, Kastriot Piroli, Ferdinand Xhaferraj dhe Grida Duma.

Arsyeja e mbledhjes është diskutimi i të ardhmes së tyre politike.

Disa nga këta deputetë fillimisht kundërshtuan Foltoren e Berishës dhe zhvillimin e Kuvendeve por ata morrën pjesë në protestën e zhvilluar më 7 korrik.