Ka përfunduar bojkoti 10-ditor i Dhomës Kombëtare të Avokatisë në mbarë vendin dhe që prej ditës së sotme avokatët u janë rikthyer seancave për masat e sigurisë.
Ndërkohë vijon bojkoti i seancave të tjera e vendimi për më tej do merret pas takimit që do zhvillohet të enjten nga Dhoma e Avokatisë.
Avokatët kundërshtojnë prej kohësh hartën e re gjyqësore të qeverisë duke thënë se ajo cenon të drejtën e qytetarëve për të marrë drejtësi dhe shton kostot e tyre.
Harta e re gjyqësore mbështetet nga KLGJ-ja që e ka përgatitur, nga qeveria dhe nga Dhoma e Magjistratëve të cilën kanë deklaruar se harta e re është bërë për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve.