Vendosni fjalën kyçe....

Rama në konferencën ndërqeveritare: Reformat e rëndësishme na afruan me BE-në, sot kemi një drejtësi të re


Kryeministri Rama tha gjatë konferencës së parë ndërqeveritare se Shqipëria ia ka dalë më sukses të bëjë reformat e duhura për të bërë mundur çeljen e negociatave.

Ai tha se tërmeti i 2019-ës, pandemia e lufta në Ukrainë sollën vonesa të pamerituara për Shqipërinë për sa i përket çeljes së negociatave.

Kreu i qeverisë vlerësoi reformat e qeverisë së tij duke theksuar reformën në drejtësi që sipas tij e ka bërë Shqipërinë ndër vendet më të përparuara në rajon.

“BE-ja ka qenë për shqiptarët më shumë se raporte e shkresa standarde. Patëm vështirësi të mëdha më tërmetin, pandeminë dhe së fundmi edhe lufta në Ukrainë. Integrimi është për popullin shqiptar është një çështje për jetë a vdekje. Edhe pse u shtymë padrejtësisht për tre vite me radhë, ne i duruam reagimet dhe i shtymë edhe më tej reformat. Reforma në drejtësi është krenaria jonë dhe Shqipëria është ndër vendet më të përparuara në këtë drejtim. Këto vite na kanë bërë më të vendosur në luftën kundër krimit të organizuar. Shkatërruam pallatin e vjetër të drejtësisë dhe kemi një drejtësi të re së cilës mund t’i besohet.” – tha Rama.