Rusia dërgoi një vëllim rekord ditor të gazit në Kinë përmes tubacionit ‘Power of Siberia’ të dielën, njoftoi gjigandi energjetik Gazprom.
Furnizimet u dorëzuan sipas një kontrate afatgjatë midis Gazprom dhe kompanisë kineze CNPC, tha gjiganti i energjisë në një deklaratë në kanalin e tij Telegram të hënën.
Në fillim të këtij muaji, kompania ruse raportoi se eksportet e gazit në Kinë u rritën me mbi 60% në gjashtë muajt e parë të këtij viti. ‘Power of Siberia’ është pjesë e rrugës lindore të gazit nga Siberia në Kinë.
Një blerës i madh i energjisë ruse, Kina gjithashtu importon gaz natyror të lëngshëm nga vendi.
Rritja e furnizimit drejt Kinës pason një pakësim masiv të fluksit të gazit në Evropë përmes tubacionit ‘Nord Stream 1’ muajin e kaluar.
‘Gazprom’ fajësoi pë gjendjen një çështje teknike që rezulton nga sanksionet ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë. Moska ka thënë vazhdimisht se ajo mbetet një furnizues i besueshëm i gazit natyror dhe do t’i përmbahet detyrimeve kontraktuale ndaj klientëve të saj.