Vendosni fjalën kyçe....

Salianji kërkon bashkimin e grupit parlamentar të PD-së: Nuk përjashtojmë dot realitete politike


Dhjetëra deputetë demokratë të cilët janë mbledhur informalisht për të përcaktuar ecurinë e tyre në Partinë Demokratike e ndarë në grupe, vijojnë diskutimet mes tyre.

Deputeti Ervin Salianji i cili fillimisht ishte kundër Berishës dhe pro Bashës që tashmë po mban një qëndrim më neutral por duke u aktivizuar në protestën e fundit të organizuar nga grupimi i “Foltores” është shprehur për bashkim.

Ai mësohet të ketë thënë se duhet bërë gjithçka për bashkimin e PD-së dhe se nuk duhet përjashtuar realiteti politik i Berishës.

“Duhet të ulemi të gjithë bashkë, duhet bërë gjithçka për bashkim! Nuk mund të përjashtojmë dot realitete politike” – mësohet të jetë shprehur Salianji.