Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE, sot nisim me shpejtësi procesin e integrimit


Komisioneri për Zgjerimin Varhelyi tha se nga sot nis me shpejtësi procesi i integrimit të Shqipërisë në BE.

Gjatë konferencës për shtyp ku merrte pjesë edhe ministri i Jashtëm çek Lipavsky dhe kryeministri i Shqipërisë Rama.

Sipas zyrtarit të lartë europian Brukseli e ka bërë të qartë se vendi i Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Jam i kënaqur dhe krenar që jam këtu për të festuar çeljen e negociatave mes BE-së dhe Shqipërisë. Falënderoj e përgëzoj presidencën çeke dhe të gjitha vendet e tjera më herët që kanë dhënë ndihmën e tyre në këtë proces. 8 vite pas statusit të vendit kandidat dhe katër vite pas rekomandimit tonë të parë, sot shënohet fillimi i një rrugëtimi të ri. Mesazhi im drejt qytetarëve të Shqipërisë është i thjeshtë. Ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane. Nga sot do fusim më shumë dinamizëm, besueshmëri ne bisedimet me Tiranën. Ne duhet të sigurohemi që Shqipëria të jetë gati për t’u anëtarësuar në BE. Do bëjmë ç’është e mundur që të përshpejtojmë integrimin.”­ – tha Varhelyi.