Vendosni fjalën kyçe....

Varhelyi: Nga legjislacioni te investimet e deri te mbrojtja e të dhënave janë pikat e para që do shqyrtohen në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm


Komisioneri Europian për Zgjerim, Oliver Varhelyi, gjatë konferencës së parë që sinjalizon çeljen e negociatave tregoi edhe piketat ku do të bazohet puna fillestare.

Gjatë shqyrtimit të procesit “Screening” do preken legjislacioni problemet kryesore të ditës për qytetarët duke filluar nga ushqimi, uji, kapacitet e shëndetësisë dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Do të jemi krah jush dhe do t’ju ndihmojmë. Screening nuk është vetëm ushtrim praktik mes anëtarëve të administratës publike por ka të bëjë me legjislacionin. shqyrtimi do të na ndihmojë edhe në çështjet që kanë rëndësi për njerëzit. Do prekim problemet e ditës, ushqimi, uji, ajri, kapacitetet e shëndetësisë, mbrojtja e të dhënave personale etj.

Procesi i anëtarësimit është proces transformues, por edhe të pasurit një kuptim të përbashkët. investimet do të shtohen në ekonomi në sektorë kyç, mundësi të reja për bizneset.

Planet e investimit janë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.

Procesi i anëtarësimit do të shtohet edhe si një proces ambicioz.

Kjo është çfarë do të japë screening ndaj është i rëndësishëm.

Sot është hapi i parë i të bërit anëtarë të BE. Le të nisë ky proces, më lejoni t’ju uroj punë të mbarë, të shpejtë dhe shpresoj që të mund të nisim me dhëniet e raporteve të para të shqyrtimit në 3 mujorin e parë të vitit të ardhëm”, ka deklaruar ai.