Vendosni fjalën kyçe....

Von der Leyen: Reformat e Tiranës e Shkupit po japin cilësi më të mirë jetese, Rama ka treguar vizion, lidership e durim strategjik


Presidentja e Komisionit Europian ka thënë gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me kryeministrin e Shqipërisë Rama e atë të Maqedonisë së Veriut Kovacevski.

Ajo tha se BE-ja ka pasur besim te procesi dhe se unioni do vijojë t’i mbështesë vendet duke theksuar tre tema kryesore.

Ajo vlerësoi kryeministrin Rama duke thënë se kishte treguar vizion, lidership e durim strategjik.

“Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë hapur negociata për aderimin në BE dhe jam e lumtur që jam me ju ky është suksesi juaj, i juaj si qeveri, i qytetarëve tuaj i popullit tuaj, që keni punuar kaq shumë për të arritur deri këtu.

Keni treguar këmbëngulje, keni pasur përmirësim në rrugëtimin drejt BE-së. Keni bërë shumë reforma, keni modernizuar ekonominë. Këto reforma po japin një cilësi më të mirë jetese. Kemi pasur besim te procesi, do të vazhdojmë t’ju mbështesim. Le të reflektojmë me tre tema. Së pari me negociatat. Pas konferencës ndërqeveritare sot, Komisioni dhe grupet negociuese do të fillojnë punë sot. Ky shortim do të bëjë të mundur që Shqipëria dhe RMV të dinë detyrimet mbi traktatet mbi marrëveshjet europiane.

Pika e dytë është që ne do të jemi më afër në fusha kyçe. Psh Shqipëria do të bashkohet për mbrojtjen civile europiane, mbi emergjencat civile, apo tërmetet, apo aspekte të tjera të dëme të ndryshme, në mënyrë të tillë që BE do jetë aty.

Zoti Rama, keni treguar vizion, lidership, durim strategjik, jo vetëm kaq por në këto kohë me sfida të mëdha të sulmit brutal rus, keni treguar bashkimin tuaj me vlera eurpiane si partnerë të vërtetë. Shqipëria dhe RMV e meritojnë integrimin. Do e mirëpresim integrimin tuaj në BE.” – tha ajo.