Vendosni fjalën kyçe....

Dyshohet se transportonte drogë, gjendet e djegur gomonia. Policia: Nuk gjetëm asgjë të jashtëligjshme


Një gomone është gjetur e djegur në breg të detit në Godull të Kurbinit.

Mjeti në fjalë dyshohet se është ndjekur ditën e djeshme nga Guardia di Finanza. Sipas policisë, gjatë kontrollit nuk janë gjetur persona apo sende të jashtëligjshme.

Mjeti i fuqishëm dyshohet se u ndoq dje nga autoritetet italiane e ato shqiptare pasi dyshohet se transportonte drogë.

Ajo u pikas fillimisht në grykëderdhjen e lumit Vjosë e sot është gjetur i djegur në bregdetin e Kurbinit.

Njoftimi

“Më datë 20.07.2022, rreth orën 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit, në Godull, Kurbin, është konstatuar nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur. Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës. Deri tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm. Grupi hetimor vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”