Një trup i dekompozuar është gjetur brenda një pallati të papërfunduar në qendër të Vlorës. Pallati në fjalë ndodhet pranë Sheshit të Flamurit, shkruan BW.
Viktima është e gjinisë mashkullore, rreth 40-vjeç ndërsa nuk dihet ende se kur mund të ketë ndërruar jetë.
Nuk ka hollësi nëse bëhet fjalë për vdekje natyrale apo vrasje, gjë që do dalë nga ekspertiza mjeko-ligjore.
Njoftimi
“Sot, rreth orës 11:25, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në katin e katërt të një pallati në ndërtim, është gjetur pa shenja jete, një shtetas ende i paidentifikuar. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.”