Vendosni fjalën kyçe....

Gjendet parcela me kanabis në Zall Bastar, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë


 

Një person është arreastuar në fshatin Zallbastar të Tiranës ndërsa i vëllai është proceduar në gjendje të lirë. Ata akuzohen për kultivim lëndësh narkotike.

Në pranga ka rënë 48-vjeçari me iniciale A.H. banues në Kamzë ndërsa 42-vjeçari T.H. është proceduar në gjendje të lirë.

Lënda narkotike e dyshuar kanabis u gjet e mbjellë në vendin e quajtur Kodër Lucë të Zall Bastarit.

Njoftimi

“Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Zallbastar. Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar, procedohet në gjendje të lirë vëllai i tij. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative, se në fshatin Zallbastar ishin kultivuar bimë narkotike kanabis, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Kodër Lucë”. Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: A. H., 48 vjeç, banues në Kamzë, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë vëllai i tij, shtetasi T. H., 42 vjeç, banues në Kamzë. Shtetasi A. H., në bashkëpunim me shtetasin T. H., dyshohet se ka kultivuar bimë narkotike, në vendin e quajtur “Kodër Lucë”, në fshatin Zallbastar. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”