Vendosni fjalën kyçe....

I veshur me të bardha Rama ngre flamurin e BE-së te kryeministria: Doja të ishte edhe opozita po një pjesë e saj bie ndesh me frymën europiane


I veshur në të bardha kryeministri Rama doli sot para ndërtesës së godinës ku kryen funksionet e tij dhe ngriti flamurin e BE-së, një ditë pas çeljes së negociatave të anëtarësimit në bllok.

Në ceremoni morën pjesë ambasadorë të huaj, krerët e komuniteteve fetare e ministra të PD-së ndërsa nuk kishte asnjë pjesëmarrës nga opozita.

Në fjalën e tij Rama tha se opozita ndodhet sot në një hendek të madh me një pjesë të saj që bie ndesh me frymën e logjikën e BE-së.

“Do të kisha dashur shumë që sot të ishte këtu dhe opozita, pasi jo gjithçka që është arritur në këtë rrugë të gjatë mban vulën e palës sonë, pasi ky nivel i ri marrëdhëniesh kërkon edhe një nivel të ri marrëdhëniesh mes qeverisë dhe opozitës. Por sot opozita ndodhet në një hendek të madh mes një pjesë të identifikuar me gjithçka bie ndesh me frymën dhe logjikën e Bashkimit Evropian që nga minimi i demokracisë dhe korrupsioni dhe një pjesë tjetër e cila nuk është damkosur, por edhe po i ftove nuk vijnë se kanë frika nga e para. Dua t’u them sot edhe përfaqësuesve të drejtësisë se shpejtësia e anëtarësimit në BE do të varet edhe nga puna e tyre. Mos ia mohoni fëmijëve tuaj Shqipërinë evropiane që meritojnë. Për sa kohë që unë jam këtu asnjë nuk do të ketë mburojë politike.” – tha Rama.