Vendosni fjalën kyçe....

Alibeaj përplaset me Nikollën: Shtype butonin sa herë të duash me dorën e atij që ke aty poshtë


Kreu i grupit parlamentar të PD-së Alibeaj është përplasur me kryetaren e Kuvendit Nikolla gjatë seancës ku po diskutohet projektrezoluta e PS-së kundër raportit të Dick Marty-t për luftën në Kosovë e trafikun e organeve të qenieve njerëzore.

Gjatë fjalës së tij, Alibeaj iu drejtua Nikollës duke i thënë që t’ia hiqte fjalën sa herë të donte duke shtypir butonin me dorën e kryeministrit Rama.

“Aty e ke butonin, sa herë që të flas shtype kur të duash. Po pra, shtyp butonin ti atë bëj, me dorën e atij që ke aty poshtë. Të drejtën time për të paraqitur amendamente nuk ma jep as ti as ky është që është këtu poshtë, ma jep rregullorja e Kuvendit. Keni paraqitur një projekt rezolutë jashtë rregullave, dakord. Ama unë kam të drejtë të paraqes amendamente. Kam kërkuar që në atë projektrezolutë, që ne mbështetëm të parashikohet edhe një gjë e thjeshtë,që ky Kuvend të njohë genocidin serb në Kosovë.” – tha Alibeaj.

PD-ja ka kërkuar që në projektrezolutën kundër raportit të Dick Marty-t të përfshihet edhe gjenocidi serb në Kosovë.