Vendosni fjalën kyçe....

Alizoti: Basha kundërshtari i vetëm i grupit parlamentar, jo Berisha


Gjatë mbledhjes së djeshme të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike jashtë selisë blu për të diskutuar rreth të ardhmes së tyre politike shumica kanë kërkuar distancim të plotë nga ish-kryetari Lulzim Basha.

Një pjesë e deputetëve të pranishëm edhe pse nuk i janë bashkuar zyrtarisht Sali Berishës kanë marrë pjesë në tubimin e zhvilluar më 7 korrik.

Deputeti Tomorr Alizoti ka qenë një ndër më të ashprit kundrejt Bashës, duke e cilësuar këtë të fundit kundërshtarin e grupit parlamentar dhe jo Sali Berishën.

“Kundërshtari i këtij grupi parlamentar është Basha e jo Berisha. Berisha ka zgjedhur rrugën e tij ka ndërtuar strukturën e tij, mbi këtë grup bie hija e Bashës. Pa ndërmarrë një akt politik ku grupi parlamentar nuk e pranon rikthimin e Bashes si kryetar, nëse ky grup vazhdon në këtë rrugëtim politik është drejt asgjësimit.

Në politikë nuk gjykohet me emocion por me arsye, faktorët politikë i zgjedh terreni. Berisha është realitet politik duhet gjetur mënyra komunikim me të. Nëse ky grup nuk distancohet nga Basha unë madje as për një takim të tille e kushtëzoj veten. Finalizimi duhet të jetë bashkimi i demokratëv- u shpreh Alizoti.